Vala historike e të nxehtit! Ky është vendi që është prekur nga temperatura që shkojnë deri në 49 gradë Celsius

Afrika

Vala historike e të nxehtit! Ky është vendi që është prekur nga temperatura që shkojnë deri në 49 gradë Celsius

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Tunizia është një ndër vendet më të nxehta në botë, për shkak të valës historike të të nxehtit që ka prekur pjesën veriore të vendit, temperaturat kanë shkuar në 49 gradë. Instituti Meteorologjik në vend njoftoi se termometri shënoi 49 gradë Celsius, në kryeqytetin Tunis.

Sipas mediave të huaja, në disa pjesë të vendit temperaturat e larta kanë çuar në ndërprerje të energjisë elektrike, pasi njerëzit kanë përdorur kondicionerë dhe si pasojë është rritur presioni në sistemin e energjisë elektrike.

Institutit Meteorologjik Tunizian thotë se temperatura më e lartë e regjistruar në vend ishte 46.8 gradë Celsius në vitin 1982.

Raportohet se temperaturat e larta javën e kaluar në rajonin e Mesdheut, kanë favorizuar zjarret në Greqi, Turqi dhe Algjeri, në kufi me Tunizinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat