​Shkon në 3 mijë numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libinë lindore

Afrika

​Shkon në 3 mijë numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libinë lindore

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Më shumë se 3 mijë njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Daniel që goditi Libinë lindore, tha një zyrtar të martën.

Duke folur për Anadolu, Othman Abdul Jalil, ministër i Shëndetësisë tha se shumica e viktimave ishin në qytetin bregdetar Derna.

Qytete dhe qyteza të tjera të prekura nga katastrofa e fundjavës janë edhe Bengazin, Bayda, Al Marj, dhe Soussa.

Jalili tha se numri i të zhdukurve është mijëra, por nuk dha një shifër të saktë.

Më herët, një burim brenda Gjysmëhënës së Kuqe Libiane tha për Anadolu se numri i të vdekurve në rajonet e prekura arriti në 2,800 dhe se shumica e njerëzve vdiqën nga mbytja ose nga shembja e ndërtesave të banimit.

Rreth 7 mijë familje mbeten të bllokuara në zonat e prekura dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për evakuimin e tyre, tha burimi.

Gjysmëhëna e Kuqe Libiane humbi katër nga punëtorët e saj ndërsa ndihmonte në përpjekjet e shpëtimit, sipas zyrtarit.

Ossama Hamad, kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti, të hënën tha se numri i të vdekurve vetëm në Derna arriti në 2 mijë dhe mijëra persona besohet të jenë zhdukur.

Abdul Hamid Dbeibeh, kreu i qeverisë së unitetit të Libisë me bazë në Tripoli, i shpalli të gjitha zonat e ekspozuara ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse si zona fatkeqësie dhe shpalli tri ditë zie kombëtare.

Georgette Gagnon, rezidente e OKB-së dhe koordinatore humanitare në Libi, tha se ishte "thellësisht e pikëlluar" nga ndikimi i rëndë i uraganit dhe ngarkoi një ekip të reagimit emergjent për të mbështetur autoritetet lokale dhe partnerët në rajon.

Raportet fillestare tregojnë se dhjetëra fshatra dhe qytete janë prekur rëndë nga stuhia, me përmbytje të përhapura, dëmtime në infrastrukturë dhe humbje jetësh, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat