Mbi 500 shpërndarës të drogës janë vrarë në Filipine

Afrika

Mbi 500 shpërndarës të drogës janë vrarë në Filipine

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 18:11
Ilustrim

Numri i shpërndarësve të dyshuar të drogës të vrarë në Filipine ka arritur mbi 500 për vetëm një muaj, pas një urdhri të presidentit Rodrigo Duterte, ka njoftuar sot policia vendore, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Kjo gjë ka nxitur edhe protesta dhe plane për hetime nga Senati.

Që nga 1 korrikut, 525 të dyshuar janë vrarë në përleshjet me policinë, përderisa më shumë se 7, 600 të dyshuar janë arrestuar në mbi 5,400 aksione kundër narkotikëve, ka njoftuar policia përmes një raporti. Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë dorëzuar te autoritetet, sipas policisë.

Zyrtarët policorë thonë se ata që janë vrarë kanë rezistuar, pavarësisht kritikëve që thonë se rrethanat tregojnë që shumë të dyshuar janë vrarë ilegalisht, pasi policia nuk ka respektuar procedurat e nevojshme në raport me kriminelët e dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat