Katari do të shpenzojë 12 miliardë euro në 'megaprojekte' më 2017

Afrika

Katari do të shpenzojë 12 miliardë euro në 'megaprojekte' më 2017

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 21:22
Katari

Katari do të investojë 12 miliardë euro në megaprojekte vitin e ardhshëm, pavarësisht uljes të të ardhurave nga nafta dhe gazi, theksoi sot ministri i Financave i këtij emirati të Gjirit, Ali Charif al-Emadi.

Ministri i Financave, Ali Charif al-Emadi parashikoi një rritje ekonomike prej 3,4 për qind për ekonominëe e Katarit në vitin 2017, nga 3,2 për qind këtë vit.

“Rritja e investimeve në megaprojekte dëshmon angazhimin e vendit për të realizuar objektivat e saj”, nënvizoi Emadi në një konferencë në Doha.

“Shpenzimet në projektet e reja në vitin 2017 do të rriten në rreth 46 miliardë riyals (12 miliardë euro), shtoi ai.

Sipas ministrit, Katari ka investuar tashmë rreth 375 miliardë riyals (95,6 miliardë euro) në projektet e mëdha lidhur me Kupën Botërore të Futbollit parashikuar në 2022, transmeton atsh.

Sektorët e ndërtimit dhe transportit do të jenë përfituesit kryesorë të investimeve në pesë vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat