Policia arreston anëtarët e një grupi të dyshuar terrorist

Afrika

Policia arreston anëtarët e një grupi të dyshuar terrorist

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 17:45
Ilustrim

Tunizia njoftoi sot kapjen e një grupi i akuzuar për lidhje me terroristët në Algjeri dhe në Libi dhe rekrutimin e xhihadistëve.

Ky është arrestimi i fundit i një grupi të dyshuarish ekstremist në këtë vend të përgjakur nga disa atentate.

“Grupi përbëhej nga tre gra të moshës 17 dhe 28 vjeçe dhe dy burra 19 dhe 31 vjeç”, theksoi Ministria e Brendshme në një komunikatë.

“Pesë personat e ndaluar kanë pranuar se mbanin kontakte nëpërmjet rrjeteve sociale me elementë terroristë në Libi dhe në Algjeri, dy vende fqinje me Tunizinë”, shtoi Ministria e Brendshme tuniziane.

Disa grupe të lidhur me ekstremistët janë kapur në Tunizi, vendi që po përballet me avancimin e një lëvizjeje xhihadiste të armatosur, përgjegjëse për vdekjen e qindra ushtarëve dhe policëve, por gjithashtu dhe  të 20 civilëve dhe 59 turistëve të huaj, sipas shifrave zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat