Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të ketë sot një drekë të veçantë.
Me fillim nga ora 12:00, Thaçi do të drekojë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Duhet përkujtuar që vizitën e fundit në këtë kazermë Thaçi e pati një ditë para votimit të pakos së ligjeve për formimin e Ushtrisë./Indeksonline/