Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar letrën e presidentit Donald Trump dhe përmbajtjen e saj për dialogun Kosovë- Serbi.
“Gjithashtu presidenti Trump thekson nevojën e angazhimit më dinamik që të mos ketë kthim në tragjedi të së kaluarës. Gjithashtu ai potencon qartë se është i gatshëm që angazhimin e dy vendeve e të arritjes së marrëveshjes finale, që nënkupton njohjen nga Serbia, ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe ulëse në OKB për Kosovën, të festohen në Shtëpinë e Bardhë.
Mendoj që kanë qenë tre momente historike kur Kosova tregoi mesazhe përkrahës e për Kosovën. Kërshëndellat e 1992 nga Bushi plak, mesazhi i dytë ka qenë bombardimet e vendosura nga presidenti Clinton, dhe e treta është deklarata e Bushit të ri kur tha mjaft është mjaft dhe pas gjashtë muajve e patëm Kosovën e pavarur. Dhe tash është rikthyer vëmendja tek procesi final i pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Ai ka thënë se nuk beson që ka liderë politik apo qytetarë që dikush del kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.