Gjatë ditës së sotme tragjikisht mbeti i vdekur një polic në Istog pas shkëmbimit me armë zjarri me një hajdut.
Rreth kësaj ngjarje ka reaguar Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi , i cili ka shprehur ngushëllime familjes së policit.
Ja postimi i plotë i Behgjet Pacollit:
Pas një tentimi për plaçkitje në një bankë në Istog, ka mbetur i vdekur edhe një Polic i Kosovës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve të tij.