Reagimi i vonshëm i Haki Rugovës për “mikun e tij” Izet Demaj

Aktuale

Reagimi i vonshëm i Haki Rugovës për “mikun e tij” Izet Demaj

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:10
Izet Demaj

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, më në fund ka reaguar përmes një postimi në Facebook, për vrasjen e policit të Kosovës, Izet Demaj.

Kaluan 18 orë, nga momenti i aktit makaber në qendër të Istogut, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës, dhe i dyshuari kryesor i cili ishte i armatosur deri në dhëmbë.

Kryetari Rugova ka treguar se Demaj ishte mik i tij, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes.

“Izet, lajmi për vrasjen tënde në krye të detyrës më tronditi dhe mërziti shume. Me vdekjen tënde humbëm një mik të mirë, një luftëtar dhe një polic të guximshëm.

Ke qenë dhe do mbetesh shembull si mbrohet jeta e qytetarëve dhe vendit tënd. Çdo herë ishe aty kur vendi kishte nevojë për ty. Ishe hero i luftës në Koshare, sot u bëre hero i paqes.

Izet miku im do të më mungosh shumë mua dhe të gjithë qytetarëve të Istogut.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Demaj, për Policinë e Kosovës, për miqët dhe të gjithë qytetarët e Istogut.

Kujtimi për ty do jetë i përjetshëm” shkruan Haki Rugova në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat