Selimi tregon se a ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Aktuale

Selimi tregon se a ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Më: 4 janar 2019 Në ora: 23:49
Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për ftesat që po çon Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK’së.

Selimi, gjatë paraqitjes se tij të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 ka treguar se deri tash nuk ka marr ftesë nga Gjykata.

“Ende nuk ka marr ftesë nga Gjykata. Po them ende sepse nuk i dihet”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se lufta e UÇK’së ishte e pasur.

“ Ne nuk jemi të fëlliqur. Nuk kemi pse të pastrohemi. Pse duhet një Gjykatë të merret me luftën e UCK’së”, ka thënë Selmi.

Ai ka thënë se themelimi i Gjykatës është absurde për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat