Pacolli pasnesër në Berlin, takon homologun gjerman Maas

Aktuale

Pacolli pasnesër në Berlin, takon homologun gjerman Maas

Më: 8 janar 2019 Në ora: 13:58
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Kosovës dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të enjten do të udhëtojë në Berlin, ku do të pritet nga homologu i tij gjerman, Heiko Maas.

Maas dhe Pacolli do të bisedojnë për temat aktuale, me fokus të veçantë në marrëdhëniet bilaterale në mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke filluar nga nevoja e pranisë edhe më të madhe të ekonomisë dhe investimeve gjermane në Kosovë, njohja reciproke e patentë-shoferëve mes shtetasve të Gjermanisë dhe Kosovës, përkrahjen edhe të mëtejshme të diplomacisë së Gjermanisë në njohjet e shtetit të Kosovës etj.

Në fokus të veçantë do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave si dhe negociatat për marrëveshjen përfundimtare në mes  Kosovës dhe Serbisë, e ku Gjermania luan një rol të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat