Paralajmërimi i gjykatës për ‘arrestimin’ e Sami Lushtakut, flet avokati

Aktuale

Paralajmërimi i gjykatës për ‘arrestimin’ e Sami Lushtakut, flet avokati

Më: 8 janar 2019 Në ora: 19:51
Sami Lushtaku

Ditën e nesërme është është paraparë të mbahet seanca gjyqësore ndaj Sami Lushtakut dhe gjashtë personave të tjerë të akuzuar lidhur me tenderin gjashtë milionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut.

Për shkak të mungesës së Lushtakut në seancagjyqësore, Gjykata ka marrë vendim për sjelljenme detyrim nga policia të të njëjtit.

Media ka kontaktuar, vetë Sami Lushtakun për të marrë një qëndrim në lidhje me vendimin e gjykatës, por në telefon asistenti i tij tha të drejtohemi tek avokati.

“Ne nuk kemi ndonjë qëndrim, për çdo gjë ju lutëm mund të kontaktoni përmes avokatit të zotri Lushtakut”, tha asistenti i Lushtakut.

Kallxo ka kontaktuar edhe avokatin e Sami Lushtakut, Arianit Koci.

Ai tha se seanca gjyqsore nuk do të mbahen për shkak ë grevës së avokatëve e cila do të filloj që nga dita e nesërme.

“Së pari që nga dita e nesërme të gjithë avokatët jemi ne grevë, me vendimin e Odës së Avokateve. Une do ta respektoj vendimin natyrisht se nuk dua të procedohem pranë komisionit për etikë, nëse ne jemi ne grevë nuk mund të mbahen gjykimet. Neser nuk mund te mbahet gjykimi”, tha Koci.

Ai shtoi se vendimi i Odës së Avokatëve do të respektohet nga të gjithë avokatët pasi qe jane te obliguar për të njëjtën gjë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat