SBASHK-u nuk heq dorë nga greva: Ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim

Aktuale

SBASHK-u nuk heq dorë nga greva: Ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim

Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:35
SBASHK-u refuzoi ofertën e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave të mësimdhënësve

(E plotësuar) - Kryetari I SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Grevist ka bashkëbiseduar sot me grevistët në çerdhen ‘Gëzimi Ynë’ dhe shkollën e mesme të ultë ‘Migjeni’ në qytetin e Mitrovicës.

 ‘Nuk po kërkojmë më shumë dhe as më pak sesa të tjerët. Po kërkojmë ta mbrojmë dinjitetin tonë. Në këtë grevë kemi hyrë të bashkuar, kështu edhe do të vazhdojmë. Ose do të fitojmë, ose do të humbim të gjithë bashkë, duke mbrojtur tërë sistemin arsimor”, ka thënë veç tjerash Jasharaj para grevistëve.

Sipas tij, oferta e mbrëmshme për ngritjen e pagave nga ana e kryeministrit të Kosovës, nuk është as afër kërkesave të SBASHK-ut. Ai tha se kjo ofertë ka të meta ngase nuk është përfshirë I tërë sektori i arsimit, siç janë çerdhet, punëtorët teknik, si dhe një pjesë e madhe e universiteteve.

Jasharaj, duke paralajmëruar presione të mundshme ndaj grevistëve, bëri thirrje për unitet dhe vendosmëri në kërkesat e tyre, ndërsa premtoi padi kundër atyre që ushtrojnë presion.

“Mjaft po na ndajnë të tjerët, ne nuk duam të ndahemi njëri me tjetrin. Ju lutem të jeni këmbëngulës sepse qeveria ka provuar që fillimisht t’na mashtrojë me disa shifra, dhe duke parë vendosmërinë tonë në qendër, do të provojë që të ushtrojë presion nëpër komuna. Mos ju besoni dezinformatave, sepse ka pasur fjalë se disa komuna si Juniku etj kanë filluar mësimin, por nuk është e vërtetë. ..Në cilëndo shkollë të ketë presione se duhet të punoni pa qare dhe ngjashëm, ne do t’i padisim”, theksoi Jasharaj.

Edhe Isa Ismajli, kryetar I Sindikatës Komunale në Mitrovicë, u shpreh i pakënaqur me ofertën e kryeministrit për ngritjen e pagave.

 “Edhe unë nuk jam i kënaqur me propozimin e kryeministrit Haradinaj sepse nuk janë të përfshirë të gjithë. Nuk janë përfshirë parafillorët, punëtorët teknik, administrata në universitet, kështu që oferta ka defekte shumë”, tha Ismajli.

 Naile Uka, edukatore në çerdhen ‘Gëzimi Ynë, njëherësh anëtare e Këshillit Drejtues së SBASHK-ut, ofertën e kryeministrit e ka quajtur shumë simbolike. Ajo tha se ndjen keqardhje për ndërprerjen e mësimit, por se mësimdhënësit vërtetë janë të degraduar dhe se greva do të vazhdojë deri në një vendim ndryshe nga kryesia e SBASHK-ut.

SBASHK-u nuk heq dorë nga greva: Ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim

Në ditën e shtatë të grevës së mësimdhënësve, kryesia e Sindikatës së Bashkuar për Arsim po viziton qytetet e ndryshme të Kosovës.

Mbrëmë, SBASHK-u refuzoi ofertën e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave të mësimdhënësve, duke qëndruar të palëkundur nga greva.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sot vizitoi Mitrovicën, komunë kjo që kishte bërë thirrje për fillim të mësimit.

Gjatë vizitës në çerdhen ‘Gëzimi Ynë’, Jasharaj përsëriti qëndrimin e sindikalistëve mbi grevën.

“Nuk po kërkojmë aspak më shumë se të tjerët.. projektligji për paga është denigrues.. ose do të humbim ose do të fitojmë të gjithë… nga çerdhet deri te niveli universitar duhet të jemi unikë më shumë se kurrë dhe mos të lejojmë ndarjen nga askush. Kemi hyrë në një betejë ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim”, tha Jasharaj.

Naile Uka, drejtoreshë e çerdhes, tha se në rritje të pagave duhet të përfshihen të gjitha nivelet e arsimit.

"Shpreha falënderimin e saj ndaj kryetarit që na u ka bashkëngjitë, e kam pyetur a jena të përfshirë edhe punëtorët teknikë në rritjen e koeficientit, derisa ne të gjithë jemi në grevë, kryeministrit në rritjen e koeficientit nuk i ka përfshirë as çerdhet, ne kërkojmë që të përfshihemi të gjithë prej institucioneve parashkollore deri te universitetet, ndërsa ofertën që e ka bërë kryeministri nuk e ka bërë për të gjithë, ai i ka anashkaluar çerdhet tërësisht”, tha Uka.

Sipas kryeministrit, rritja për mësimdhënësit e shkollave të mesme do të jetë 74 euro nga paga aktuale. Për arsimin fillor nga 479 euro sa është aktualisht –  në 525.8, pra rritja është 46 euro. Për mësimdhënësit e sistemit parashkollor nga 447.9 sa është tani rritja është në 501 euro. Kurse për kategorinë e mësimdhënësve të shkollave speciale, rritja do të jetë për 49.8 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat