Bahtiri ultimatum SBASHK-ut për grevën: Ju pres veç deri të hënën

Aktuale

Bahtiri ultimatum SBASHK-ut për grevën: Ju pres veç deri të hënën

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:51
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri edhe njëherë u ka bërë thirrje mësimdhënësve që t’u kthehen shkollave.

Ai ka kërkuar nga Qeveria dhe SBASHK’u që urgjent të bëjnë zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate.

“Ka shumë profesorë që më kanë shkruar mua dhe më kanë dhënë që nuk janë dakord me grevën. Por, këtu është e përfshirë edhe politika”, ka thënë Bahtiri në RTV Dukagjini.

Ai ka folur edhe për mundësinë e angazhimit të mësimdhënësve vullnetarë.

“Unë do t’i pres vetëm për këtë javë. Të hënën rifillon mësimi në Mitrovicë, qoftë me mësimdhënës apo pa ta”, tha Bahtiri, i cili shprehu bindjen e plotë se mësimdhënësit janë në anën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat