Hoti: PAN po bën pazar me 2.3 miliard euro të buxhetit të shtetit

Aktuale

Hoti: PAN po bën pazar me 2.3 miliard euro të buxhetit të shtetit

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:56
Avdullah Hoti

Fillimi i vitit pa buxhet të miratuar ka bërë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti të cilësoi se koalicioni qeverisës është duke bërë pazar politik me 2.3 miliard euro të buxhetit të shtetit vetëm për të qëndruar në pushtet.

Sipas Hotit, është hera e parë që fillon viti pa qenë i miratuar buxheti.

Në një postim në rrjetin social ’Facebook’, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, konsideron se buxheti i qytetarëve po përdoret për pazare politike me PSD-në vetëm për të qëndruar në pushtet.

Mes tjerash, Hoti i rëndit siç thotë ai problemet që i ka buxheti në vitin 2019.

“Buxheti edhe ashtu ka shumë probleme, siç janë,shpërndarja e investimeve kapitale nëpër komuna mbi baza politike, rritja enorme prej 27% e shpenzimeve për mallra, ulja e investimeve kapitale që mbulohen nga të hyrat e rregullta, mos reflektimi në buxhet i disa ligjeve që kanë implikime buxhetore etj”, ka shkruar ai.

Ndër të tjerash ky është postimi i tij i plotë:

Koalicioni PAN bënë pazar politik me 2.3 miliard euro të buxhetit të shtetit për të qëndruar në pushtet

Është hera e parë që nis viti pa buxhet të miratuar (përjashto vitin 2011 kur nuk ka pasur Kuvend për shkak të zgjedhjeve të dhjetorit 2010).  Fatkeqësisht, koalicioni PAN po e përdor buxhetin e qytetarëve për pazare politike me PSD-në, vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. Kjo është e vërteta.

Buxheti edhe ashtu ka shumë probleme, siç janë:  - shpërndarja e investimeve kapitale nëpër komuna mbi baza politike,  - rritja enorme prej 27% e shpenzimeve për mallra,  - ulja e investimeve kapitale që mbulohen nga të hyrat e rregullta, - mos reflektimi në buxhet i disa ligjeve që kanë implikime buxhetore etj.

Me këto pazare politike vetëm sa zgjatet agonia institucionale që ka kapluar vendin me greva në shumë sektorë.  LDK-ja nuk bëhet pjesë e kësaj maskaradë, e cila duhet marrë fund sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat