Vuçiq dhe Miçell presin heqjen e taksave dhe vazhdimin e dialogut

Aktuale

Vuçiq dhe Miçell presin heqjen e taksave dhe vazhdimin e dialogut

Nga: F. B. Më: 30 janar 2019 Në ora: 21:03
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sonte ka biseduar nëpërmjet telefonit me ndihmës sekretarin e ShBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi Ves Miçell rreth situatës së përgjithshme në regjion, dialogun dhe taksat e vendosura nga Prishtina njofton “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Siç mësohet nga kumtesa pas kësaj bisede, të dy palët janë pajtuar në nevojën e heqjes së taksave dhe vazhdimin e dialogut për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Zyrtari amerikan sipas këtij medium ka theksuar se “pret nga Prishtina që së shpejti të hiqet taksa për mallrat serbe dhe të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë”.

Ndërsa presidenti serb Vuçiq ka theksuar se “Serbia është e gatshme që në momentin që tërhiqen taksat të vazhdojë dialogun sepse ajo është e përcaktuar për ruajtje të paqes dhe stabilitetit në regjion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat