Limaj flet pas takimit të liderëve në Qeveri

Aktuale

Limaj flet pas takimit të liderëve në Qeveri

Më: 31 janar 2019 Në ora: 19:38
Fatmir Limaj

Ka përfunduar edhe takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj në Qeveri me zëvendëskryeministrin Fatmir Limajn si dhe Behgjet Pacollin.

Veç tyre pas takimit që patën në Presidencë, në Qeveri ata i shoqëroi edhe bashkëkryenegociatori Shpend Ahmeti.

Por, në lidhje me të gjitha këto zhvillime, i vetmi i cili ka komentuar shkurt ishte Fatmir Limaj.

Ai tha se nga këto takime të liderëve në Presidencë dhe në Qeveri nuk ka rezultuar diçka e veçantë.

”S’ka asgjë të veçantë. S’ka ndodhur asgjë”, iu është përgjigjur gazetarëve, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat