Tahiri: Me Ligjin e pagave, Shërbimi Korrektues përfituesi më i madh

Aktuale

Tahiri: Me Ligjin e pagave, Shërbimi Korrektues përfituesi më i madh

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 22:41
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka siguruar gardianët e Shërbimit Korrektues të Kosovës për ngritjen e pagave, duke hedhur poshtë kështu spekulimet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur me miratimin e Ligjit të Pagave.

Tahiri, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shpjeguar në detaje rritjen e pagave për Shërbimin Korrektues, duke thënë se kjo është rritja më e madhe e pagave që ka ndodhur ndonjëherë që prej themelimit të këtij institucioni. Për këtë, ai ka thënë se është angazhuar personalisht.

Ky është postimi i plotë i Ministrit Tahiri:

Të dashur gardianë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sot ka ndodhur rritja më e madhe e pagave ndonjëherë që prej themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. E di që sot jeni dezinformuar nga ata që dezinformimin e opinionit publik e kanë shndërruar në rutinë. Jam kujdesur vetë që nga kjo rritje pagash - të përfitoni edhe ju. Aktualisht, paga më e vogël e oficerit korrektues është 364 euro dhe shtesa 107 euro. Me ligjin e miratuar sot, ndërkaq, formula e re është si në vijim: Paga më e vogël e oficerit korrektues do jetë 442 euro, ose koeficienti 1.85 (një koeficient ka vlerën e 239 eurove) dhe shtesa deri ne 40% e pagës bazë. Pra, klasifikimi i gardianëve do bëhet nga koeficientet 1.85 deri në 2.9 dhe shtesat nuk do jenë më fikse, por deri ne 40 % e pagës bazë, si dhe përvoja e punës. Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm do kenë koeficientin 3.65 dhe shtesa deri ne 40% e pagës bazë. Drejtori i Përgjithshëm do ta k etë koeficientin 4 dhe 40 % të pagës bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat