Fisnik Ismaili: Ne, 12 kastravecat, e bëmë Kosovën me ligj të pagave dhe e shkarkuam Rikallon

Aktuale

Fisnik Ismaili: Ne, 12 kastravecat, e bëmë Kosovën me ligj të pagave dhe e shkarkuam Rikallon

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 00:50
Fisnik Ismaili

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili është shprehur i lumtur me miratimin e ligjit për paga, shkarkimin e Nenad Rikallos dhe “rehatimin” e pensionistëve.

Postimi i tij:

20 vjet Kosova s’ka pasë ligj për pagat. Dalin 12 kastraveca të një grupi të lodhët që krejt po thojnë që s’vlejnë as 2%, edhe ta realizojnë ligjin si loçka, ta ndjekin Rikallon që as protesta, as mocioni s’e hoqën, ia kthyen dialogun Kuvendit, ku edhe e ka vendin, edhe po i rahaton pensionet.

Mbas këtyne ma naltë, edhe vjet roaming-ut, pikës kufitare edhe doganës së përbashkët me Shqipërinë, që realizohen këtë qershor, misioni i rradhës së këtij grupi është rritja e pagës minimale në sektorin privat.

Op. Qeta 12 kastravecat e opozitës që bajnë opozitë konstruktive, që shtyjnë procese, që krijojnë zgjidhje, e që s’ngrijnë krye e s’çojnë inate, edhe bajnë politikë për qytetarët, jo për vete si individë, e të cilëve po i thojnë paterica, tradhtarë e hajna, po bëjnë histori në politikë-bërje në Kosovë.

Mundesh me i quejtë çka të duesh, mundesh edhe mos me i dashtë, por s’un e mohon faktin që qeta 12 kastraveca që as 2% s’po vlejkan, për një vit bënë më shumë politikë të mirëfilltë, sesa krejt tjerët qe sa e sa vjet, të cilët inati edhe interesi personal s’po i len me i çelë sytë.

Ani kur po i shoh do të LDK-së që po e kritikojnë ligjin për pagat, e që 20 vjet s’banë gjë me e shtye këtë ligj, sa po m’bajnë me qeshë, qaq edhe me vjellë. Leni inatet anash, o kolegë deputetë, e hajde bajmë bashkë diçka për qet vend.

Natën e mirë, njerëz të mirë, edhe paçi fundjavë të këndshme plot dashni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat