Qeveria e Kosovës ka paraparë që të miratojë në këtë vit 78 Projektligje, në to bëjnë pjesë plotësime dhe ndryshime të Ligjeve, si dhe Ligje të reja.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 24.12. 2018 ka miratuar Programin Legjislativ 2019, i plotësuar dhe ndryshuar me vendimin nr. 07/85 të datës 22.01.2019 dhe vendimin nr. 03/87 të datës 29.01.2019.
Ndërkohë, Qeveria ka bërë publik të gjitha Projektligjet të cilat ministritë e caktuara dhe Zyra e Kryeministrit kanë paraparë të hartojnë gjatë 2019.
Për sivjet janë paraparë 78 Projektligje.
Në vitet e kalkuara në programin legjislative kanë qenë të përfshirë një nunër i madh i Projektligjeve për plotësim ndryshim. Por, këtë vit vërehet numër më i madh i Projektligjeve që janë planifikuar si Ligje të reja në Kosovë. Për të parë Programi Legjislativ për Vitin 2019 kliko KËTU.