Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë Kreshnik Bekteshi sot do të presë një delegacion të Republikës së Kosovës të kryesuar nga ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit Valdrin Lluka.
Bekteshi dhe Lluka do të mbajnë takim pune dhe do të nënshkruajnë marrëveshje për mirëkuptim në sektorin energjetik ndërmjet dy ministrive.