Qeveria e Kosovës nis sot punën me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Maqedoni

Aktuale

Qeveria e Kosovës nis sot punën me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Maqedoni

Nga: D.RR Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:25
Qeveria e Kosovës nis sot punën me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot qeveria e Kosovës ka nisur punën me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit të djeshëm që ndodhi në autostradën Tetovë-Shkup.

“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”, ka shkruar Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Në aksidentin tragjik, humbën jetën 13 persona, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e Shkupit pas lëndimeve që kanë marrë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat