Gazeta “Zëri i Kosovës” më 5 nëntor të vitit 1998, kishte publikuar një komunikatë, ku bëhej thirrje nga drejtoria e policisë ushtarake të UÇK-së, arrestimi i Jakup Kastratit, kryetar i degës së LDK-së në Malishevë, dhe Cenë Deskut, zyrtar i LDK-së.
Derisa, në atë komunikatë akuzoheshin si kolaboracionistët edhe Selman Biniqi dhe Ramiz Hoxha, po nga kjo komunë.
Më 30 tetor të vitit 1998, katër pjestarë në uniformë të UÇK-së, papritmas do t’u drejtohen Jakup Kastratit e Cen Deskut në fshatin Dragobil të Malishevës me urdhrin: “Jeni të arrestuar!”.
Mirëpo, edhe kjo komunikatë, si disa të tjera është hedhur poshtë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, shkruan "Bota sot".
Gazeta “Bota sot”, ka arritur edhe t’i sigurojë fotografi të dy ish-zyrtarëve të LDK-së nga Malisheva.
Në vazhdim ju sjellim fotografitë. /BS/