Çfarë po negociojnë Kosova e Serbia, Petrit Selimi përplaset me gazetarin e Politico-s - Bota Sot
Çfarë po negociojnë Kosova e Serbia, Petrit Selimi përplaset me gazetarin e Politico-s

Aktuale

Çfarë po negociojnë Kosova e Serbia, Petrit Selimi përplaset me gazetarin e Politico-s

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Foto

Një artikull me të intervistuar Hashim Thaçin, Aleksander Vuçiqin, Ramush Haradinajn, Milo Gjukanoviqit, nga prestigjiozja Politico theksohet se diskutimet me Serbinë po bëhen mbi statusin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.  

“Në zemër të kontestit është statusi i Kosovës”, ka shkruar Politico dhe kjo e ka penguar Petrit Selimin, që është një nga njerëzit e Presidentit Thaçi.

Në reagimin e Selimit në Twtter thuhet se nuk po negociohet për statusin e Kosovës, por për raportet mes dy shteteve.

Gazetari i Politico-s, Andrew Gray, i ka thënë Selimit se statusi i Kosovës nuk është duke u negociuar por është i kontestuar.

Ndërkaq, gazetari në tekstin e tij ka shkruar se ‘Serbia e konsideron se ndarje të provincës së saj dhe kjo qasje mbrohet nga shtetet si Rusia, Kina dhe 5 anëtare të BE’së’

“Kritikat për katër liderët janë sepse ata thirrën në qeveritë stabilizuese, që pretendojnë se vlerat perëndimore, por janë autoritarë dhe të korruptuar”, përshkruan liderët ballkanikë Politico.

Presidenti serb, Aleksander Vuciq, ka thënë për edicionin evropian të Politico-s, se nuk do të dialogojë me Kosovën, pa u hequr taksa 100 për qind ndaj produkteve serbi.

Vuciq thotë të jetë befasuar nga sic e quan ai ‘shkallë e lartë e papërgjegjshmërisë’ së kryeministrit  Haradinaj.

“Kam menduar se ai është i papërgjegjshëm, por jo kaq i papërgjegjshëm”, është shprehur Vuciq.

Me kalimin e kohës, edhe lideri serb është lëshuar në deklarata për vizatimin e kufijve dhe po përafrohet publikisht me qëndrimet e presidentit Thaçi.

Vuciq ka thënë nga Mynihu se dy palët, kosovarët dhe serbët, duhet të çlirojnë diskutimet se ku të vizatohen kufijtë.

Ndërkaq Politico citon Thaçin t’u ketë thënë reporterëve në korridoret e hotelit se ‘politika kërkon kreativitet’.

Ndërkaq Thaçi më tej ka vazhduar të përgjigjet në anglisht duke thënë se nga Kosova nuk po flasin dy zëra në lidhje me dialogun me Serbinë.

Presidenti kosovar, i pyetur për mosmarrëveshjet me Haradinajn, ka thënë se ‘edhe në familja ka dallime mes anëtarëve të saj’.

Derisa Thaçi ka thënë se duhet të caktohen kufijtë, dhe Kosova e Serbia ta njohin njëra-tjetrën, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se njohja është obligim i Serbisë e për këtë nuk duhet t’i jepet asgjë.

“Njohja duhet të vijë si një kërkimfalje për tragjeditë e shkaktuar ndaj vendit tonë, popullit tonë”, ka thënë Haradinaj të shtunën për Politico.

Kryeministri Haradinaj ka refuzuar kategorikisht mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me kufij të rivizatuar, ndërsa ka thënë se Thaçi do të rrezikonte ta shkelte Kushtetutën nëse provon të jetësojë një ide të tillë.

Tutje në thesin me ata që duan të ndryshojnë kufijtë Haradinaj e ka futur edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, ndërmjetësuesen e dialogut, Federica Mogherinin.

Sipas kryeministrit kosovar, ajo po dëmton jo vetëm Ballkanin por edhe Evropën.

Të fundin, presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviqin, Politico e ka përshkruar si “fqinj të shqetësuar”.

Ndryshe nga c’mendojnë dy presidentët Vuciq e Thaci, Gjukanoviq, si spektator, thotë se ndërkombëtarët duhet ta mbajnë si tabu çështjen e lëvizjes së kufijve.

Sipas tij, kushdo që ofron zgjidhje me ndryshim të kufijve, duhet të jetë ‘shumë, shumë i kujdesshëm’.

“E gjithë storja për ndryshimin e kufijve është vendosur në tavolinë tanimë dhe unë do të thosha se është legjitimuar bukur shumë nga komuniteti ndërkombëtar”, është shprehur presidenti malazez.

Ai ka kujtuar luftërat ballkanike përgjatë viteve të ‘90-ta, kur nacionalistët dëshironin t’i caktonin kufijtë me baza etnike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...