LDK-ja pranon ftesën e Pacollit për takimin e liderëve - Bota Sot
LDK-ja pranon ftesën e Pacollit për takimin e liderëve

Aktuale

LDK-ja pranon ftesën e Pacollit për takimin e liderëve

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 08:19
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth kërkesës së zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli për një takim të përbashkët me liderët vendor dhe aleatëve ndërkombëtar.

Haziri ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë mirëpo sipas tij LDK nuk i ka ikur asnjëherë dialogut.

“Ne nuk kemi pa ftesë ende për takimin e zotit Pacolli, përveç deklaratave në media. LDK nuk i ka ikur asnjëherë dialogut, ne kemi disa veprime politike jo të kushtëzuara por i konsiderojmë me kujdes më të veçantë. Sa i përket zhvillimeve në vend, dialogut me Serbinë, procesin e brendshme po ashtu ka ngecje shumë, të shohim se çfarë përmban ftesa. Nuk jemi të interesuar të humbim kohë në takimet që përmbajnë kërkesa për numra dhe për jo stabilitet politik çfarë e kemi sot”, ka thënë ai.

Haziri ka theksuar se LDK i ka bërë ofertë partive të PAN-it për një rikonfigurim të Qeverisë, Kuvendit dhe strukturave të dialogut.

“Për ne dialogu nuk ka alternativë, është i vetmi mjet që duhet zgjedhur problemet edhe brenda edhe jashtë. Legjitimiteti  para dialogut ka qenë oferta që ia kemi bërë partive të qeverisjes. Ky legjitimitet është shumë i ngushtë, një pakicë politike shqiptare në kuvend, e arnuar me minoritete dhe me kategori tjera që përfaqësojnë partitë e tyre politike por nuk është ajo që pritet me ndodh, një konsensus më i gjerë politik. Legjitimiteti dhe dialogu si dalje nga kjo krizë, ka qenë oferta e e dytë që LDK e ka sjellë. Një rikonfigurim total i Qeverisë, i Kuvendit dhe i strukturave të dialogut . Nëse ka vullnet politik në veçanti nga partitë e PAN-it ne jemi t gatshëm të bisedojmë, nëse jo ne do të vazhdojmë të jemi garadian të kësaj demokracie dhe të këtyre  proceseve në Kuvend të Republikës”, është shprehur ai duke shtuar se nuk duan qeveri teknike.

“Kosova është shumë e politizuar të ketë qeveri teknike, le ta quajmë qeveri gjithëpërfshirëse ku hyjnë të gjitha partitë politike që janë në Kuvend”, deklaroi ai.

Haziri ka folur edhe për taksën ku tha se nuk duhet të kërcënohet marrëdhëniet me SHBA-në si shkak i taksës.

“Taksa është çështje që është vendosur nga këto parti. Historiku ka dëshmuar që është vendosur me një inercion politik, sidoqoftë ajo e ka mbërri efektin deri në këtë shkallë, nuk guxojmë t’i kërcënojmë në asnjë mënyrë marrëdhëniet me SHBA dhe BE, edhe ashtu marrëdhëniet i kemi të tensionuara kohën e fundit, por nuk guxojmë t’i kushtëzojmë këto marrëdhënie, qoftë edhe taksa”, ka deklaruar ai./arbresh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...