Ish-diplomati gjerman tregon kur u bë planifikimi i shtetit të Kosovës, “qëllimi ishte të jetë bartës i aeroplanëve amerikan në tokë”

Aktuale

Ish-diplomati gjerman tregon kur u bë planifikimi i shtetit të Kosovës, “qëllimi ishte të jetë bartës i aeroplanëve amerikan në tokë”

Nga: F.B. Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:06
Vili Vimer

Doajeni politikës së jashtme gjermane Vili Vimer në një intervistë për "Novosti" që e transmeton “Bota sot” thotë: “oferta që Serbia të hyj në BE nëse e pranon shtetin e rrejshëm – është vazhdim i luftës kundër vendit tuaj”.

Nga agresioni kundër SRJ në pranverën 1999 NATO, e udhëhequr nga ShBA nuk ka ndaluar nga konfliktet.

Koalicioni i luftës në Uashington udhëheq luftë konstante kundër presidentit amerikan Donalt Tramp sepse ata dëshirojnë vazhdimin e luftës, ndërsa shenja kryesore është Amerika.

Në pyetjen e "Novosti", kush ndez zjarrin e luftës në Evropë, Vimer, doajeni i politikës gjermane dhe evropiane, ish-deputeti i Bundestagut, sekretari i mëhershëm shtetëror i Gjermanisë dhe presidenti i Kuvendit Parlamentar të OSBE.

Vimer, kohë më parë në Gjermani është nderuar me mirënjohjen vjetore për paqe nga shoqata serbi-gjermane, ku ka thënë se: ka rrezik real që lufta e re të bëhet në Evropë dhe nëse kjo vjen te konflikti me Rusinë të gjithë do të bëhemi viktima.

Keni shkruar librin “Kthimi i lojtarëve” në vitin 2018, kush janë lojtarët botëror sot?

“Flas për vendin nga vij dhe ku jetoj. Populli gjerman dëshiron paqe, paqe me Rusinë me popullin rus. Populli gjerman për fat të keq nuk dëgjohet nga qeveria jonë. Ai shtron pyetjen kush kontrollon Gjermaninë dhe potencialin gjerman?

Jeni i pari që keni thënë në vitin 2000 se Kosova i duhet Amerikës që të dominoj Ballkanin.

“Kosova si shtet është planifikuar në vitet 80-ta dhe qëllimi kryesor i saj ishte të jetë bartës i aeroplanëve amerikan në tokë”!

Po flitet gjithnjë e më shumë se Serbisë mund të i ofrohet anëtarësimi në BE nëse njeh Kosovën shtet të pavarur?

“Kjo kërkesë nuk është e habitshme, Me te vazhdon lufta kundër Serbisë, që u dashtë të ndalet para invazionit të NATO-së në vendin tuaj.

Çfarë duhet të bëjë Serbia?

“Lufta kundër Jugosllavisë në vitin 1999 ishte ilegale, për zgjedhjen e konfliktit duhet të insistohet në rezolutën 1244 të KS dhe OKB-së ashtu si është shkruar në vitin 1999”.

Në Mynhen janë vërejtur qarje të mëdha mes qëndrimeve të Amerikës dhe Evropës posaçërisht Gjermanisë

“Është dukur se janë dy qeveri në Uashington, ndërsa kancelarja gjermane Merkel shefe e ekipit evropian kundër Tramp. Kjo sqaron shumë gjëra”.

Në çfarë mase Gjermania dhe Evropa mund të udhëheqin politikë të pavarur me Uashingtonin?

“Shikoni në hartë, kuptoni rezultatet e Versajit dhe rolin që Gjermania e ka luajtur në politikën amerikane ndaj Rusisë. Këtu është përgjigja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat