‘Hapja e kufijve në Ballkan agjendë e Vladimir Putinit’

Aktuale

‘Hapja e kufijve në Ballkan agjendë e Vladimir Putinit’

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:31
Vladimir Putin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se është i interesuar të vazhdojë dialogu, por jo me ndryshim të kufijve dhe agjendë të Vladimir Putinit.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku tha se Prishtina zyrtare nuk dëshiron të ketë kthim mbrapa sa i përket kufijve.

"Shpresojmë që sa më shpejt të anulohet taksa, por përderisa nuk kemi një kontratë në tavolinë, nuk kemi pse ta shqyrtojmë pezullimin. Serbia deri më tash ka shfrytëzuar dialogu ta dëmtojë Kosovën. Nuk duhet me na kushtëzuar vetëm neve, jemi për t’u rikthyer në dialog dhe të kemi marrëveshje finale, por të mos ketë për bazë ndryshimin e kufijve, nuk dëshirojmë kthim prapa. Hapja e kufijve në Ballkan është agjendë e Vlladimir Putinit. Me Kushtetutën e vendit tonë nuk kemi pretendime të dhënies së territorit. Mundemi edhe pa marrëveshje nëse ka bazë një gjë të tillë", ka thënë Haradinaj.

Sa i përket vendimit të heqjes së akcizës për duhan, ai tha se është për atë që t’iu jepet hapësirë prodhuesve vendorë .

I pari i Ekzekutivit nuk ishte i informuar për ndalesën e kryeinspektorit Basri Ibrahimi, gjatë ditës së djeshme për inspektime në vendin ku ka humbur jetën 22-vjeçari.

"Nuk e kam parë. Do ta pyes policinë, prokurorinë. Nuk e paskam parë videon", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat