Ahmeti demanton Thaçin: Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për taksën

Aktuale

Ahmeti demanton Thaçin: Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për taksën

Nga: A.M. Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 13:51
Shpend Ahmeti

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti ka reaguar pas u raportua se Delegacioni Shtetëror është deklaruar për suspendimin e taksës.

Ahmeti përmes një psotimi në Facebook, ka shkruar se ai dhe delegacioni Shtetëror nuk janë deklaruar për suspendimin e taksës dhe se ka cekur se qëndrimi i SHBA-së është i qartë.

Postimi i plotë:

REAGIM

Disa media po informojnë se Delegacioni Shtetëror kinse qenka deklaruar për suspendimin e taksës.

Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qendrime te subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme.

Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat