Pas Haradinajt, edhe Berisha e kritikon Vlora Çitakun

Aktuale

Pas Haradinajt, edhe Berisha e kritikon Vlora Çitakun

Nga: A.M. Më: 2 mars 2019 Në ora: 19:32
Vlora Çitaku

Anton Berisha, zëvendësministër i Punëve të Jashtme nga radhët e AAK-së, në mënyrë jo të drejtpërdrejt ka  kritikuar ambasadoren Vlora Çitaku.

Ai përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se askund nëpër botë nuk ndodh që “ambasadori të ketë komunikim publik me qeverinë e cila përfaqësohet nga kreu i saj”.

Postimi i plotë:

Ne praktikat e sherbimit diplomatik, pavaresisht menyres si eshte emeruar ambasadori, qofte si diplomat i karrieres apo politikë, rregullat jane te njejte per menyren si e prezenton shtetin dhe rregullat e sjelljes.

Ne asnje vend te Europes, e veshtire per te gjetur edhe ne bote, te ndodhe qe ambasadori te kete komunikim publik me qeverine e cila perfaqesohet nga kreu i saj.

Kjo eshte e pashembullte ngase paraqet nje standard elementar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat