Llapjani që shkroi letrën e tij prekëse, zbulohet se aktivist i cilës parti është

Aktuale

Llapjani që shkroi letrën e tij prekëse, zbulohet se aktivist i cilës parti është

Më: 3 mars 2019 Në ora: 18:20
Valon Aliu

Valon Aliu nga Komuna e Podujevës, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ai po e lë Kosovën pasi nuk ka një jetë të sigurt në këtë vend.

E ky postim i Aliut u bë viral në Facebook duke u shpërndarë nga të gjitha qytetarët dhe mediat, por Aliu është zbuluar se është nga Lëvizja Vetëvendosje ku edhe punonte në zyret e kësaj partie në Podujevë.

Aliu duket se me postimin e tij ‘prekës’ po bie në kundërshtim me publikimet e tij të mëhershme në Facebook, ai me LVV bënte aktivitete dhe thirrje se në Kosovë ka shpresa për të jetuar dhe ka një ardhmëri ky vend.

Ai duket se ka gjetur një punë të re diku në Evropë dhe me anë të një postimi po manipulon me qytetarët kinse për të shteti nuk ka bërë asnjë zgjidhje, madje ai thotë se dikur ‘kshte kapur pushkën për ta mbrojtur vendin’.

Postimi i plotë nga Aliu dhe disa foto të tij me liderët e LVV:

Image
Image

“Dikur kemi hanger bukë e kryp dhe nuk kemi ikur nga Kosova. Kemi pas zemer ta kapim pushkën e ta mbrojmë Atdheun tonë kundër okupatorit Serb. Ndërsa sot në vend të pushkës e kapim valixhen dhe e lëshojmë Atdheun tonë për nje jetë më të mirë, për një jetë te sigurt, për fëmijët tanë… Një KOSOVË pa shpresë”, ka shkruar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat