Zyrtari i Qeverisë i kundërpërgjigjet Hazirit, e quan ideator të cenimit të Kosovës së 17 shkurtit

Aktuale

Zyrtari i Qeverisë i kundërpërgjigjet Hazirit, e quan ideator të cenimit të Kosovës së 17 shkurtit

Më: 3 mars 2019 Në ora: 20:18
Lutfi Haziri dhe Ramush Haradinaj

Këshilltari i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, Matoshi i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili deklaroi se Qeveria e Kosovës do të bie së  bashku me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

“Po e konfirmoj atë që kam thënë më 21 janar se edhe tarifa edhe Qeveria do të shkojnë bashkë. Koha po e dëshmon se po shkohet në atë drejtim”, ka deklaruar Haziri.

Ndërsa Matoshi i është drejtuar Lutfi Hazirit, si një nga ideatorët e cenimit të Kosovës së 17 shkurtit.

Ai tha se qeveria mund të bie në demokraci kurdo që mocioni përkrahet nga 61 vota në Kuvend, por pyeti se vallë taksa 100% pse i është bërë ‘pikë’ Lutfi Hazirit, që të hiqet?

Matoshi tha gjithashtu se Lutfi Haziri është një nga këshilltarët e presidentit Hashim Thaçi, në turrin antikushtetues, për hapjen e çështjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, në raport me Serbinë.

Tutje zyrtari i Qeverisë së Kosovës tha se një ditë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi historike për ndërmarrje antikushtetuese.

Postimi i plotë:

Lutfi Haziri, një nga ideatorët e cenimit të  Kosovës së 17 shkurtit

Lutfi Hazirit po thotë se kjo Qeveri bjen bashkë me taksën!?

Qeveria mundet me ra në demokraci kurdo që mocioni përkrahet nga 61 vota në Kuvend, por vallë taksa ndaj produkteve të Serbisë pse iu ka pikë Lutës që të hiqet!???

Sepse, po e parandalon ndarjen e Kosovës, sipas hartave të tij turbofolk mentale!?

Lutfi Haziri është një nga këshilltarët e Presidentit Thaçi në këtë çështje, në turrin antikushtetues, për hapjën e çështjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, të Republikës së Kosovës, në raport me Serbinë, për çka estabilishmenti serb u angazhu plot 11 vjet!?

Serbia bashk me Sputnik-un, me mjete politike dhe shumë para plot 11 vjet ndërtoi pozicionin e vet, se qysh t’i nxisë shqiptarët e Kosovës që mos t’i besojnë pavarësisë së shpallur më 17 shkurt dhe të konfirmuar nga GjND – pra t’i shtyjë që vet ata ta hapin 17 shkurtin!?

Qe eventualisht të shpërbëhet entiteti juridik-politik i quajtur shteti kosovar, në emër te do farë zgjidhjeve jonormative e kreative, që në thelb, e bëjnë Beogradin t’i fërkojë duart.

Luta, siç i thonë votuesit e tij, e ka çmistue ‘Shefin’,  siç i thotë ai Presidentit, për korrigjimin e kufirit dhe do të mbetët si një ndër rrënuesit në tentativë të Kosovës së 17 shkurtit.

Ai paguhet nga taksat tona për një post kushtetues dhe retorika e tij bie ndesh me atë Kushtetutë!?

Një ditë, dikush duhet me mbajtë përgjegjësi politike e historike, por edhe penale për ndërmarrje antikushtetuese (Neni 1;  1.2 dhe 1.3.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat