Haradinaj: Dialogu mos të lidhet me taksën

Aktuale

Haradinaj: Dialogu mos të lidhet me taksën

Më: 4 mars 2019 Në ora: 13:41
Ramush Haradinaj dhe Lutfi Haziri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka deklaruar se e vetmja mundësi që të hiqet taksa ndaj Serbisë, është njohja reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues.

Haradinaj kërkoi ndihmën nga të gjithë në mënyrë që çështja e dialogut Kosovë-Serbi, mos të lidhet me taksën.

Haradinaj: Dialogu të rikthehet

“Besoj që jemi tash pas taksës po flas për arsye se dihet gjendja me taksën është e vendosur dhe mbetet, por mënyra mos me i prish marrëdhëniet me Amerikën dhe mënyra me i forcua më shumë dhe shpresoj edhe me i ndreq marrëdhëniet me Serbinë është me u arrit njohja reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues, pra kjo është mënyra me dal ku jemi, jam thellë i bindur se do të gjendet me u rikthye dialogu për shkak se edhe Serbia, edhe ne aspirojmë anëtarësimin në BE, mos me u lidh ose mos me u kushtëzua me taksën dhe kërkoj ndihmën e të gjithëve që të rikthehet dialogu e mos të lidhet me taksën, ndërsa kur kemi marrëveshje, marrëveshja i zgjidh krejt temat e hapura Kosovë-Serbi”, tha ai.

Kurse, kryetari i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri tha se në Kosovë të gjithë janë për dialog me Serbinë, por kanë dallime në mënyrën se si të zhvillohet ai.

Haziri: Besoj që mund të gjendet një mënyrë për unitet në dialogun

“Të gjithë jemi për dialog, për mënyrën se si të zhvillohet dialogu kemi dallime dhe besoj shumë që me rolin e kryeministrit, kryetarit të LDK-së dhe të tjerëve, do të gjendet një mënyrë që të gjendet një unitet dhe për t’i tejkaluar këto dallime”, tha ai.

Haziri tha qëndrimi i tij është i njohur por gjithashtu respekton qëndrimin e LDK-së, ku kufijtë e Kosovës së 17 shkurtit 2008, janë të paprekshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat