Buzëqeshja e njëjtë e Thaçit në 12 fotografi

Aktuale

Buzëqeshja e njëjtë e Thaçit në 12 fotografi

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:27
Buzëqeshja e njëjtë e Thaçit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit ka shpeshtuar takimet në zyrën e tij.

Ai po dekoron personalitete të shumta me çmime të ndryshme për kontributet e tyre dhënë para dhe pas luftës.

Por, një gjë që bie në sy gjatë ndarjes së dekoratave është qëndrimi i presidentit para fotoaparatit.

Image
Një buzëqeshje dhe një qëndrim i njëjtë e ka përcjellë Thaçin në gjithsej 12 fotografi të bëra në raste të ndara e që ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

E vetmja që i dallon fotografitë e presidentit janë ndërrimi i rrobave solemne dhe i kollareve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat