David Hale në Kosovë për marrëveshjen e taksën, Haradinaj s’tregon se cila do të jetë porosia e tij

Aktuale

David Hale në Kosovë për marrëveshjen e taksën, Haradinaj s’tregon se cila do të jetë porosia e tij

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se e mirëpret vizitën e nesërme të nënsekryetatit amerikan të Shtetit për Çështje Politike, David Hale.

Ai nuk ka treguar se çfarë do të jetë porosia e zyrtarit të lartë amerikan i cili vie në Kosovë për mundësinë e finalizimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë si dhe pezullimit të taksës, por sipas Haradinajt, Kosova e ka marrë seriozisht dialogun, sidomos pas miratimit të Platformës së Dialogut.

Zyrtari i lartë amerikan, David Hale nga Beogradi i ka bërë thirrje Kosovës që ta shfuqizojë  taksën e vendosur ndaj mallrave serbe.

Ai gjatë një takimi që pati atje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, gjithashtu ka bërë thirrje për ndaljen e ” provokimeve reciproke dhe vazhdimin e dialogut” ka njoftuar ambasada amerikanë në Beograd  në llogarinë e saj në Twitter rreth takimin të Hale me shefin e shtetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat