Vllasi: Qeveria Haradinaj nuk është në rrezik, partnerët e koalicionit s’kanë interes me rrëzu

Aktuale

Vllasi: Qeveria Haradinaj nuk është në rrezik, partnerët e koalicionit s’kanë interes me rrëzu

Më: 10 mars 2019 Në ora: 10:04
Azem Vllasi

Tash e sa muaj përfaqësues të partive opozitare kanë shprehur gatishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kjo për faktin se të njëjtit janë të pakënaqur me qeverinë Haradinaj.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se në këtë kohë zgjedhjet nuk do të ishin të përshtatshme, kjo pasi që edhe faktori ndërkombëtar janë të përqëndruar në dialogun me Serbinë.

“Nuk mendoj se do të ishte rrugëdalje nga kjo situatë me zgjedhje të jashtëzakonshme, janë përqendru edhe amerikantë edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë që disi të vazhdohet me dialogun me Serbinë, e me shku në zgjedhje të reja merr shumë kohë. Ajo e bënë një rirreshtim në skenën politike, një qeveri e re, pregatitje të reja, në atë rast para vjeshtës nuk ka vazhdim të dialogut. Ndërkombëtarët po thonë që me vazhdu edhe mundësisht disi me përfundu dialogun me Serbinë, e atëherë duhet me ju thanë që s’jemi gati”, ka thënë Vllasi në një bisedë për mediat vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat