Fuqitë e mëdha zbarkojnë në Kosovë: Kosova po ec në tehun e thikës!

Aktuale

Fuqitë e mëdha zbarkojnë në Kosovë: Kosova po ec në tehun e thikës!

Nga: N.Sh Më: 12 mars 2019 Në ora: 09:41
Harta e Kosovës - foto ilustrim

Në Kosovë këto ditë kanë zbarkuar zyrtarë e këshilltarë të shefave të shteteve më të fuqishme të botës.

Të gjithë ata që po vinë në Prishtinë janë miq të Kosovës, të cilët na kishin ndihmuar në luftë, por edhe në shpalljen e shtetësisë.

Kështu thotë, Arben Gecaj nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili vlerëson se Kosova është duke ecur në tehun e thikës.

“Dinamikë e paparë e vizitave të zyrtarëve e këshilltarëve të shefave të shteteve më të fuqishme në botë. Një gjë po dihet, të gjithë ata që po aterrojnë në Prishtinë janë miqtë e Kosovës, janë ata që na kishin ndihmuar në luftë, por, edhe ne shpalljen e shtetësisë”, thotë Gecaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shton se, përveç taksës është edhe një shqetësim tjetër.

“Një vend i vogël i cili është projeksion gjeo-strategjik i fuqive të mëdha, pa ndikim ushtarak, ekonomik e politik në regjion e më gjërë, po ecën në tehun e thikës. Në këto ditë, përveç taksës edhe një shqetësim ishte i shkruar me shkronja të mëdha. Pyetja, si mund të jetoni e zhvilloni këtë shtet me tutje pa ndëshkimin të krimit, hajnisë e nepotizmit, kjo ishte thelbësore”, shkruan ai në Facebook.

“Një gjë dihet, kjo pune behet vetëm me reforma në partitë politike. Të kota janë intervenimet sporadike. Sistem e shtet të aftë ka vetëm atëherë kur kemi me parti me organe te rregullta, transparente dhe me njerëz me mandate demokratike”, potencon Arben Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat