Haki Abazit i bëhet ftesë publike: Bashkohu me LDK-në!

Aktuale

Haki Abazit i bëhet ftesë publike: Bashkohu me LDK-në!

Nga: A.ZH Më: 15 mars 2019 Në ora: 14:58
Haki Abazi

Ditë më parë analisti politik Haki Abazi, në një emission televiziv, ka deklaruar se është i gatshëm t’i futet politikës në Kosovë. Ai ka shprehur preferencë që t’I bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës ose Lëvizjes Vetëvendosje.

E pikërisht veprimtari i LDK-së Fatmir Bajraj, i ka bërë ftesë publike Abazit, që t’i bashkohet kësaj partie, përcjell Bota sot.

Bajraj ka thënë se dyert e LDK-së, janë gjithmonë të hapura për vlera.

“Analistin & politikologun e shquar, z.Haki Abazi e ftojmë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aty ky vlerat kanë rrënjë dhe dyertë për vlera janë t'hapura.”, ka shkruar Fatmir Bajraj në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat