FBI-ja trajnon 25 inspektorë të Policisë së Kosovës

Aktuale

FBI-ja trajnon 25 inspektorë të Policisë së Kosovës

Më: 15 mars 2019 Në ora: 15:45
Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së

Është përmbyllur sot në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri trajnimi pesë ditor i realizuar nga ICITAP-i amerikan ku morën pjesë 25 punonjës të IPK-së.

Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së IPK-së nga ICITAP-i amerikan dhe konsiderohet i specializuar për aspekte të veçanta dhe të avancuara të hetimeve.

Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së (Federal Bureau of Investigation – Byroja Federale e Hetimeve) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë  edhe Kryeshefja e IPK-së   Miradije Kelmendi e cila në fjalën e saj të rastit falënderoi ekspertët dhe zyrtarët e ICITAP-it për kontributin e tyre në rritjen e profesionalizmit në IPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat