Ambasadori O’Connell: Punësimet politike po e shkatërrojnë Kosovën

Aktuale

Ambasadori O’Connell: Punësimet politike po e shkatërrojnë Kosovën

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:51

(E plotësuar) - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy problemet më serioze me të cilat po përballet Kosova.

Përgjatë një konference për projektin e Ambasadës së Britanisë për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civile dhe institucione të pavarura theksoi se ky projekt ka kthim prapa, ngase ndikimet në punësime vazhdojnë të jenë të mëdha.

Madje sipas O’Connell, dështimi i këtij projekti është edhe dështimi i Kosovës.

“Suksesi i këtij projekti është sukses i Kosovë, por edhe dështimi i tij është i Kosovës. As ne si ambasada as partnerët nuk marrim vendime, vendimet merren nga zyrtarët e Kosovës. Për fat të keq edhe sivjet kemi emërim të pozitave të pakualifikuara. Agjencioni kosovar për Verifikim të Pronave është shembull i tillë”, ka tëhnë O’Connell.

Ai tutje përmendi edhe një rast sipas të cilit personi edhe pse është i kualifikuar nuk është përzgjedhur sepes nuk ka asnjë lidhje politike.

“Rasti konkret është Enis Berisha ai i cili deri më tani është vlerësuar mirë në shtatë procese madje në disa vende vlerësohet si kandidat me shumë pikë, por asnjëherë nuk është emëruar në asnjë institucion. Një qasje e tillë po shkatërron institucionet siç po shohim me Postën. Ne nuk kemi heqë dorë nga Kosova sepse besojmë në qytetari aktive e cila do kërkojë llogari te të përzgjedhurit e saj. Besojmë se vetëm me profesionalizëm do përmirësohet qeverisja e saj.Pajtohem me kryetarin që Kosova duhet ta bëjë këtë punë vet, pajtohem me kryeministrin që thotë se konsolidimi i shtetit buron nga ne”, shtoi tutje ambasadori britanik O’Connell.

Para një vit e gjysmë Qeveria e Kosovës dhe Ambasada britanike kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.

Memorandumi në fjalë ka për qëllim që procesi i rekrutimit të personave në krye të agjencive të jetë kredibil, ndërsa gjatë procesit kishte të angazhuar edhe ekspertë nga kjo ambasadë.

Marrëveshje u nënshkrua edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese. Kjo ambasadë dhe ajo amerikane reaguan për vendimin e Kuvendit për të zgjedhur Naser Shalën, drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Të pranishëm në konferencën e sotme ishin edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Image

Veseli zotohet se do t’i ndalojë punësimet familjare në institucione

Ka filluar konferenca për projektin e ambasadës britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.

Në këtë konferencë pos ambasadorit britanik Ruari O’Connell, po marrin pjesë edhe krerët shtetëror.

Se situata nuk është e mirë tek emërimet në institucionet publike, e pranoi vetë i pari i Kuvendit, Kadri Veseli,.

“Ky projekt ka ecur tre vite dhe ka pasur rezultate, të cilat janë për t’u evidentuar. Falënderoj edhe kompaninë angleze. Por, në çdo matje të besimit qytetar, ne shohim që ka ulje të tij, edhe në agjencionet e pavarura, edhe në ndërmarrjet publike, por për fat të keq edhe brenda vet institucioneve tona. Pra, duhet bërë më shumë, dhe këtë duhet ta bëjmë ne vet, duke qenë më përgjegjës para ligjit, para etikës dhe para qytetarëve, duke dëshmuar se mund ta ndërtojmë shtetin dhe të krijojmë besim më të madh te qytetarët tanë”.

Veseli u zotua se do t’i ndalë ata njerëz që punësojnë të afërmit e tyre nëpër institucione.

“Duhet ndalur praktika që kush ka pushtetin më afër t’i punësojë njerëzit e vet. Disa po i punësojnë nga tre-katër veta dhe nuk po mërziten fare. Këta njerëz duhet të ndalen dhe do t’i ndalim. Inkurajoj shoqërinë civile dhe mediat, por edhe bartësit e institucioneve, që të tregohen më të guximshëm dhe më të zëshëm për të ndalur njerëzit e tillë, ngase do të na e shkatërrojnë perspektivën dhe do të na ikin shumë të rinj e të reja”, ka thënë Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi se për tre vite që prej se ka hy në fuqi memorandumi me ambasadën britanike rreth punësimeve në pozita të larta në institucione publike e të pavarura ka pasur një varg lëshimesh.

“Pas këtij projekti në 44 pozita janë përzgjedhur njerëz jo politik”, ka thënë Haradinaj.

Image

Haradinaj për rekrutimin në pozita të larta drejtuese: Ende kemi shumë sfida

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në konferencën reth projektit të Ambasadës së Britanisë në Kosovë për rekrutimin në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.

“Ekspertiza britanike për përzgjedhjen e kuadrove nëpër pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe borde të ndërmarrjeve publike, na ka shërbyer që ky proces të jetë kredibil dhe i paanshëm”, ka thënë Haradinaj.

“Me ambasadën britanike kemi punuar së bashku për dy vite për fuqizimin e qeverisjes së mirë, duke konsoliduar transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike”.

“Në konferencën vjetore të Projektit të Ambasadës Britanike për procesin e rekrutimit të pozitave të larta drejtuese, theksova se kemi ende shumë sfida, por do të vazhdojmë me përkushtim në evitimin e tendencave të politizimit të rekrutimit, që të vendoset etika e pushtetit, profesionalizmi dhe meritokracia”.

Veseli i pranon haptas punësimet partiake të PDK-së: Këta njerëz kena me i ndalë, po na shkatërrojnë

Kryetari i PDK’së dhe kryeparlamentari Kadri Veseli sot gjatë konferencës së Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta në Kosovë, ka thënë se nepotizmi duhet të ndalet pasi situata në vend nuk është e mirë dhe të rinjtë po ikin.

‘’Situata nuk ështe e mirë. Kam inicuar këtë iniciativë dhe kam biseduar me ambasadorin britanik që të evitohet ky abuzim, sepse ka pasur ankesa në këtë aspekt. Kjo po ndikon edhe në ikjen e të rinjve nga Kosova. Ka zvlogëlim të besimit të qytetarëve në institucione publike e ndërmarrje. Ne duhet të bëjmë më shumë, duhet të jemi më përgjegjës se ne mund ta krijojmë besimin më të madh, por edhe mund të humbim’’, ka thënë Veseli.

Veseli ka kritikuar edhe partinë e tij, PDK që tash e sa vite në pushtet ka bërë punësime familjare e partiake.

‘’Partia ime është tash e sa vite në pushtet, por duhet të ndalet kjo praktikë që kush e ka pushtetin me i punësu njerëzit e vetë. Këta njerëz do të ndalen dhe kena me i ndal. Ndalni edhe ju media e shoqëria civile , se kanë me na shkatërru perspektivën tonë. Kanë me na ikë të rinjtë’’, thotë Veseli.

Tutje ai merr shembull suksesin e xhudistes Majlinda Kelmendi, për çka thotë se çka do të ndodhte sikur dikush nga pushteti ta zëvendësonte atë me dikë më të dobët.

‘’Imagjinoni sikur ta kishim heq Majlindën prej kampionatit. Kish dështu dikush tjetër’’.

Image
Kadri Veseli

Tutje Veseli ka bërë thirrje që të mbrohet ligji dhe njerëzve t’u ipen shancat e barabarta.

‘’Atyre që janë inovatorë që e duan vendin, jo vetëm atyre që kanë forcë, që kanë influencë, përfshirë edhe mua, sepse në fund do të përgjigjeni vetë edhe para ligjit edhe moralisht’’, shton Veseli.

Veseli: Punësimet partiake, shkak i ikjes së qytetarëve nga vendi

Në Kosovë vazhdon të emërohen në pozita të larta drejtuese njerëz të afërt me politikën.

Kështu është thënë në konferencën e organizuar për fazën e dytë të projektit të Rekrutimit të financuar nga Ambasada Britanike "Forcimi i Qeverisjes së Mirë, Transparencës dhe Përgjegjshmërisë së Institucioneve të Kosovës", për pozitat e larta drejtuese brenda shërbimit civil dhe institucioneve të pavarura.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se situata nuk është e mirë në këtë drejtim.

"Situatën nuk e kemi shumë mirë tek emërimet, pasi që besimi i qytetarëve nuk është i duhur. Kur nuk po e kemi besimin e qytetarëve, kemi prirje që ata të largohen nga Kosova, e kjo nuk na duhet si Kosovë. Ky projekt ka qenë 3 vite, ka pasur disa rezultate. Por nëse flasim për besimin e qytetarëve, shihet se ka rënie të besimit të qytetarëve në ndërmarrje publike, por edhe në institucione. Duhet të jemi më të përgjegjshëm vet pasi ne mund ta fitojmë besimin e qytetarëve. Partia ime ka disa vite që është në pushtet, por duhet të ndalet kjo praktikë që të punësohen ata që janë të afërt me partinë. I ftoj mediat, shoqërinë civile që të raportojnë të gjitha rastet. Mbrojeni ligjin jepuni mundësi njerëzve të barabarta", tha ai.

Veseli ka thënë se Ndërmarrjet publike duhet të jenë të përfshira edhe më shumë në këtë proces të mbikëqyrjes. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partneriteti me Ambasadën Britanike ka ndihmuar që të kthehet besimi në emërimet e larta.

"Sot po e shënojmë vitin e tretë të partneritetit me britanikët. Ambasada na ka ndihmuar në kthimin e besimit. Por duhet ta pranojmë që kemi lëshime dhe dëme me të cilat duhet të përballemi. Deri tani janë gjithsej 44 pozita të larta drejtuese që janë mbikëqyrur. Jemi me fat që ekspertizën britanike shumëvjeçare e kemi dhuratë", u shpreh ai.

Ambasadori britanik, Ruairi O'Connell, ka thënë se këtë vit ka kthim mbrapa sa i përket emërimeve në pozita të larta.

 "Vitin e kaluar pata thënë se projekti po vazhdon më mirë se sa e kemi pritur. Për fat të keq ketë vit nuk mund të konfirmojë këtë gjë, fatkeqësisht kemi kthim prapa. Kemi raportime shqetësuese. Suksesi i këtij projekti është sukses projekt i Kosovës, siç edhe dështimi i këtij projekti është i Kosovë. Për fat të keq edhe këtë vit kemi emërim të kandidatëve pa meritë, siç është rasti i emërimit të drejtorit të pronës. Një rast i Enis Berishaj i cili deri tash ka aplikuar në disa pozita, ka marrë pikët më të larta por asnjëherë nuk është emëruar. Një qasje e tillë që penalizon profesionalizmin në favor të nepotizmit po shkatërron institucionet, siç po shohim të gjithë në rastin e postës", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat