Fatmir Sejdiu nis “luftën” për kreun e LDK-së

Aktuale

Fatmir Sejdiu nis “luftën” për kreun e LDK-së

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:59
Fatmir Sejdiu, foto: "Bota Sot"

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu po lënë të kuptohet se mund të kandidojë sërish për kryetar të LDK-së.

Ai, duke folur, në një intervistë, për procesin e brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka theksuar se është i gatshëm që të marrë përgjegjësi në LDK.

Në interviste në fjalë, ish-kryetari i LDK-së, për herë të parë ka zbuluar një takim që kishte me Isa Mustafën, kryetarin aktual të LDK-së, i cili e pati mposhtur më 2010, në garën për kryetar të partisë.

Ndryshe, edhe pse zyrtarisht ende nuk e ka shpallur kandidaturën, vetëm pak ditë më parë, Sejdiut mbështetje për kryetar të LDK-së i kanë dhënë vëllezërit Geci – të cilët në kuvendin e njohur si “Kuvendi i Kërrigave” kishin dalë kundër tij. Madje, kjo kishte qenë edhe arsyeja e përleshjes që kishte ndodhur në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat