Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të deputetit të Kuvendit të Kosvës, Sllobodan Petroviq, përcjell “Bota sot”.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq.
Postimi i plotë:
Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.RH