Stevanoviq: “Situata e Sigurisë në Kosovë e komplikuar”

Aktuale

Stevanoviq: “Situata e Sigurisë në Kosovë e komplikuar”

Nga: F. B. Më: 24 mars 2019 Në ora: 09:55
Nebojsha Stevanoviq

Situata e Sigurisë në Kosovë është e komplikuar dhe vazhdimisht në bisedë me ndërkombëtar nënvizojmë se duhet të jenë të kujdesshëm, ka thënë ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stevanoviq, shkruan “Politika,” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij një shkëndijë e njerëzve të papërgjegjshëm mund të shkaktoj katastrofë, jo vetëm për territorin e Serbisë por edhe regjionin, ndërsa ne po kërkojmë zgjidhje të problemit.

"Për fat të keq përpjekja më e re, organizimi dhe angazhimi i njësive special dhe ushtrisë së Kosovës dhe armatimi nuk i shkojnë në favor stabilizimit dhe paqes ", tha Stefanoviq.

Ndërhyrja në banesa, arrestimi i njerëzve, konfiskimi i mallit dhe ushqimeve nga Serbia qendrore tregon se serbëve nuk iu ndodh asgjë e mirë dhe me të drejtë frikësohen çdo ditë.

"Natyrisht duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë banorët serbë që mos të ndodhë ndonjë përndjekje, ekzod masiv apo vrasje. Një pjesë e njerëzve me guxim flasin për këtë, kur njerëzit tjerë duan të i dërgojnë në konflikt. Por kur i pyetni a janë atë të gatshëm të nisen, ata nuk do ishin ", tha Stefanoviq.

Puna jonë është që mos të lejohet ekalimi dhe dhuna:"Për këtë lusim botën që të kuptoj kërkesën e Serbisë që bashkësia ndërkombëtare të jetë më shumë e angazhuar dhe mos të lejoj reagimin që mund të vij nga pala shqiptare që do fuste regjionin në jo stabilitet ", tha ai.

Më duket shtoi ai, se Evropa merr pjesë jo mjaftueshëm, nëse BE dëshiron që kjo hapësirë të integrohet në familjen evropiane, duhet të marr rol në serioz dhe më përgjegjës.

Stefanoviq ka thënë se pushteti në Prishtinë nuk është i gatshëm në bashkëpunim në zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, është e qartë iu konvenon mos arritja te e vërteta.

"Kjo nuk do të thotë që ne përmes kanaleve tona, sado e vështirë të jetë, të mos arrijmë te faktet, xhirimet dhe të gjejmë dëshmi për të zgjidhur këtë rast ", duke thënë se hetimi është kompleks sepse gjërat duhet të verifikohen shumë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat