Ja çka ndodhi me familjen e bukëpjekësit shqiptar që u terrorizua në Serbi

Aktuale

Ja çka ndodhi me familjen e bukëpjekësit shqiptar që u terrorizua në Serbi

Nga: F.B. Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:01
Shqiptarë që u terrorizuan nga serbët

Mediat serbe kanë vazhduar të flasin dhe shkruajnë për familjen shqiptare bukëpjekës, që u bë temë dite në Serbi për shkak të fotove me armë, me flamurin shqiptar dhe simbolikën e shqiponjës, “Telegraf” ka shkruar se kjo familje ka braktis Dollovo, me gjasë është kthyer në Kosovë.

"Kurrë nuk e kanë hangar bukën e furrës së vetë, kjo ishte e çuditshme dhe jo vetëm kjo...", këto janë disa detaje të familjes shqiptare që erdhi nga Prizreni dhe u kthyen pas provokimeve ndaj fqinjëve në Dollovo” shkruan “Telegraf”.

Ata kanë jetuar në Dollovo tri vite në paqe me fqinjët, por tash fqinjët thonë se janë befasuar për fotot, shqiponjën dhe flamurin shqiptar. Një nga fqinjët për këtë medium ka thënë se ka tentuar të flas me fqinjin e tij por përgjigja e tij ishte tallëse dhe e papërcaktuar.

Image

Dy ditë pasi që banorët kishin vërejtur fotot iu kishin shkuar te shtëpia dhe i kanë pyetur “pse na e keni bërë këtë”, shqiptarët janë paketuar edhe kanë braktis vendin. Kanë mbyllur furrën në Pançevë dhe sipas fqinjëve ata kanë ardhë nga Prizreni dhe me gjasë janë kthyer atje.

“Nuk mund të them se ndihme mirë, që janë shkuar, por jam më qetë, Nuk është  kënaqësi nëse dikush pranë teje  mund të dëmtoj dhe ti s’ke çfarë të bënë. Nuk ishte njerëzore të dëbohen nga Dollovo vetëm pse janë shqiptarë. Kurrë nuk kemi pasur telashe, janë adaptuar mirë, i kemi pranuar si miq” ka thënë banori i Dollovos Dragan Filipov.

Ky lokalitet më herët nuk ka pasur furrë “ishim të kënaqur me punën e tyre, Ke mundur në çdo kohë të gjesh bukë. Nuk di si ju ka ndodhur kjo. Unë ende se kam të qartë. Është folur se dikush i ka paguar të vinë këtu” tha Filipov.

Image

Në pyetje rreth kësaj, shqiptarët kanë thënë se kjo ka qenë shaka dhe ata nuk kanë pse brengosen çka bëjnë.

“Kam tentuar të bisedoj me ata, takova Halidin dhe i thash çka ju dashtë kjo. Është përgjigjur duke u tall se kjo ka qenë vetëm ‘shaka’, asgjë tjetër. Unë kuptoj kur dikush mahitet, por kur publikohen 20 foto kritike, fëmijët e tij fotografohen me atë shqiponjë, kjo më nuk është shaka. Më pas i thash, çka ju mungoi që na bëtë këtë, sepse asnjëherë nuk ka pasur provokime apo diçka tjetër, por nuk kishte përgjigje konkrete” ,tha Filipov.

Pronari i shtëpisë ku ishte furra menjëherë ka ndërpre qiranë. “Është e kuptueshme, po edhe mos të prishte marrëveshje për qira, ata vetë do shkonin. Kanë kuptuar se kanë gabuar, kishin besimin tonë, mendoni të shkoj dikush në Tiranë dhe Prizren dhe të drejtoj 3 gishta dhe të këndoj këngë serbe, do të na hanin të gjallë” ka thënë banori i Dollovës.

Image

Policia pas kontrollit nuk ka gjetur armë, sipas tyre i kishin marr nga gjuetarët vetëm për foto, por ne mendojmë se ata kishin armë thonë banorët.

Image

Banorët kanë vërejtje edhe për faktin se ata blinin bukë në dyqanin përball furrës së tyre. “Na ka rënë në sy edhe kjo. Prandaj pyesim a  mos kanë vënë diçka në bukë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat