Edhe shefi i OKB-së Guterres kishe mbështetur bombardimet e NATO-s. Ja çfarë tha ai për qytetarët e Luginës së Preshevës - Bota Sot
Edhe shefi i OKB-së Guterres kishe mbështetur bombardimet e NATO-s. Ja çfarë tha ai për qytetarët e Luginës së Preshevës

Aktuale

Edhe shefi i OKB-së Guterres kishe mbështetur bombardimet e NATO-s. Ja çfarë tha ai për qytetarët e Luginës së Preshevës

Më: 25 mars 2019 Në ora: 18:31
Antonio Guterres

Preshevë, 25 mars - Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së, portugezi Antonio Guterres, ishte deklaruar pro Kosovës, veçmas mbështetjen për intervenimin e NATO-s. Njeriu numër një i OKB-së pas vizitës se tij në Preshevë, në bisedën e fundit ne Bernë  me gazetarin e agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë”  ai ka falënderuar siç u shpreh për “bujarinë dhe solidaritetin e popullatës ne Luginën e Preshevës me refugjatët…”

E terë bota demokratike (SHBA, NATO, BE, OKB) i përkrahë bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, pos Beogradit.
Guterres, ish shef i organizatës së OKB-së për refugjat UNHCR), sot sekretar i Përgjithshëm i OKB-së në muajin tetor, dhe do ta marrë edhe zyrtarisht detyrën nga Ban më 1 janar 2017. Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari është bërë shefi i nëntë i OKB-së në historinë e saj 71-vjeçare. Përvoja e tij ekzekutive si kryeministër dhe si komisionar i OKB-së për Refugjat nga viti 2005 deri në vitin 2015, ia mundësoi atij vendin e parë në mesin e 13 kandidatëve për të parin e OKB-së.

 Guterres ka shpallur sot emërimin e zëvendësit të tij dhe shefin e tij të stafit, dy pozita të rëndësishme në udhëheqjen e OKB-së. “Presheva Jonë” nga Gjeneva ka mësuar se ministrja nga Nigeria, Amina Mohammed bëhet personaliteti numër dy në OKB, grua kjo myslimane si shefe e stafit të tij.

Presheva është qyteti i pare shqiptar që ka vizituar shefi i ri i OKB-së. Gjatë qëndrimit në Gjenevë shefi i ri i OKB-së ne bisede me gazetarin e “Presheva Jonë” Nefail Maliqn. Ai ka përshëndetur dhe uruar diplomatin portugez për misionin e tij. I porsaemëruari ne krye te OKB-së Guterres ka vlerësuar larte mikpritjen e qytetarëve e te Lugine se Preshevës, bujarinë dhe solidaritetin e popullatës me refugjatët.

Diplomati Guterres duke bërë fjalë për situatën e pas luftës në viset ish-jugosllave dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të vënë paqen dhe sigurinë ne Kosovë ka pohuar se “proceset ne Kosovë kane avancuar mire. Por tash prioritet për qeverinë mbetet lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni dhe papunësisë. Këto dukuri janë edhe shqetësime tona”.

Diplomati portugez Guterres, në krye të OKB-së në vazhdim duke justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë kundër forcave serbe është shprehur se “ne jemi një aleate e ngushtë e NATO-s dhe para vitit 1999 ne nuk mund të përmbaheshim ndaj zhvillimeve tragjike në Kosovë. Kemi të bëjmë këtu me një armik të përbashkët? Unë mendoj se po. Nuk ka më një vend, një sistem, një ideologji. Armiku ynë është nacionalizmi ekstrem, fundamentalizmi fetar, racizmi, ksenofobia, spastrimi etnik, diskriminimi. Kjo është arsyeja pse ndërmorëm hapa te tillë dhe pse ne jemi aktiv në Kosovë. Intervenimi dhe prania ndërkombëtar doli me sukses në Kosovë, duke garantuar plotësisht të drejtat e popullit të Kosovës. Këto fjalë i kam thënë edhe zyrtareve te NATO-s në Bruksel dhe qeverisë sime në Lisbon.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...