Haradinaj: Më 24 mars 99’ thash shpejt do të çlirohemi, vëllai Shëlzeni më tha pse po rren

Aktuale

Haradinaj: Më 24 mars 99’ thash shpejt do të çlirohemi, vëllai Shëlzeni më tha pse po rren

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur në emisionin Zona B të Klan Kosovës në vitin 2015, kështu ishte përgjigjur në pyetjen e gazetarit Baton Haxhiu, se ku kishte qenë ai më 24 mars 1999.

“Me 24 mars 99 kam qenë në vendin e quajtur Ratishë, i Deçanit është, kemi qenë në një përgatitje të një manifestimi për përvjetorin e 24 marsit 98. Isha duke përgatitur me mbajtë një fjalë me kujtue këtë ngjarje dhe një fjalën time thash janë në pyetje vetëm ditë ose javë që do të mbyllet lufta, ku do ta fitojmë lirinë.

Në mesin e atyre që ishin në rrest, ekziston ai incizim, ishte vëllau Shkëlzeni, Shkëlzeni ishte në rresht, kur u mbyll ceremonia, në parakalim e sipër, erdhi kah unë edhe më tha pse po rren, domethënë, më tha pse po rren kështu? Unë nuk disha çka me i thanë, disa tjerë e panë skenën, nuk disha çka me thanë. Në mbramje duhej të ndërroja vendin, kjo ka ndodhë diku në 11 të ditës, rreth orës 6 kisha me qenë në një vend që ishte dy orë larg në kamë. Dy orë larg kamë, diku para muzgut qysh e dimë, kur muzgu dukej, u dëgjunë ato fishkëllimat e para në qiell. Me sa di kanë qenë tomahovkë, domethënë projektil prej detit në cak…domethënë me sa di unë ka qenë ashtu prej avionit”, thotë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat