Zyra e BE-së reagon pasi Thaçi zhbllokoi KQZ-në

Aktuale

Zyra e BE-së reagon pasi Thaçi zhbllokoi KQZ-në

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:27
Apostolova

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e kanë mirëpritur vendimin e presidentit Hashim Thaçi për të proceduar me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Sipas kësaj zyre që drejtohet nga Apostolova, funksionimi i KQZ-së është jetik për demokracinë në Kosovë.

“Mirëpresim vendimin e presidentit Thaçi për të caktuar anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor. Funksionimi i KQZ-së është esencial për demokracinë e Kosovës”, thuhet nga kjo zyrë.

Mirëpo emërimi i anëtarëve të KQZ-së është zvarritur nga presidenti Thaçi për një vit me radhë. Edhe përkundër reagimeve të partive politike, ai kishte zvarritur procesin e emërimit të anëtarëve të KQZ-së. 

Vetëm pas thirrjes së Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Thaçi ishte aktivizuar, dhe të enjtën ka dekretuar tetë anëtarët e rinj të KQZ-së.

Kanë mbetur pa u dekretuar edhe dy anëtarë të koalicionit PAN, në të cilin është i përfshirë edhe PSD-ja e Shpend Ahmetit.

Këta të fundit do ta dërgojnë në Kushtetuese Thaçin, pasi sipas tyre secila parti politike duhet të ketë një përfaqësues në KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat