Presideni i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas fitorës së Nora Gjakovës në Tebilis të Gjeorgjisë, e cila siguroj Medaljen e Artë të radhës, ka thënë se, sportistët tanë, imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë, përcjell “Bota sot”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar:
“Kosova e artë edhe në Tbilis të Gjeorgjisë. Nora Gjakova e siguroj Medaljen e Artë të radhës për vendin tonë. Sportistët tanë, imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë. HTH (Foto: IJF)”
Ndryshe sot Nora Gjakova ka mposhtur medalisten e artë Olimpike Rio 2016, brazilianen Rafaela Silva, për të fituar medaljen e artë në Grand Prizin e Tbilisit të Gjeorgjisë.