Morina: Gjithmonë të gatshëm ti ndihmojmë ata që na e sollën lirinë

Aktuale

Morina: Gjithmonë të gatshëm ti ndihmojmë ata që na e sollën lirinë

Nga: K.M Më: 1 prill 2019 Në ora: 18:41
Ylli Morina sekretare i pergjithshem i Banjes me Kryetarin e OVL Hysni Gucatin

Lufta zakonishtë le pasoja në të gjitha sferat e jetës, por ato që më së shumti dhëmbin janë plagët e luftës tek djemt e vashat më të mira të kombit të cilat kur ishte nevoja, i dolën Zot atdheut.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni ka falemderuar për ndihmën e dhënë për veteranët e luftës nga ana e Banjës “Nëna Naile” të cilës i ka shpërndarë mirënjohje, duke thënë se u janë mirënjohës, në emër të të gjithë atyre që kanë përfituar ndihmë shërimi nga kjo banjë.

E sekretari i përgjithshëm i Banjave “Nëna Naile” në Kllokit Ylli Morina përmes një postimi të tijin në facebook është shprehur i kënaqur që ka pranuar mirënjohjen me c’rast ka thënë se do të vazhojnë të jenë në shërgim të të gjithë nevojtarëve për shërim në këto banja.

Ja postimi i plotë i Morinas.

Sot, pata kënaqësin që si Përfaqësues i Banjës më të Madhe në Rajon, Banjës "Nëna Naile", të pranoj MIRËNJOHJE nga njëra prej kategorive më të lavdishme të shoqërisë sonë, për kontributin e dhënë në ndihmë të Veteranëve, Invalidëve, dhe Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së.
Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm z.Dardan Novosella, e Falenderova përzemërsisht Kryetarin e Veteranëve z. Hysni Gucati për vlersimin e Banjës sonë "Nëna Naile"

- Do të vazhdojmë të jemi në shërbim të të gjithë atyre që kanë nevojë për Shërim pranë Banjës sonë.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat