Pacolli: Kosova dhe NATO janë një

Aktuale

Pacolli: Kosova dhe NATO janë një

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:19
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar 70 vjetorin e NATO-s, duke thënë se akeanca veriatlantike është një pjesë e pazëvendësueshme e historisë së Kosovës për lirinë nga tirania dhe rrugës drejt pavarësisë.

Ai ka shkruar në Facebook se historia dhe e ardhmja e Kosovës janë të lidhura me NATO-n, ekzistenca jonë është e lidhur me NATO dhe mbrojtja e mënyrës sonë të jetesës është e lidhur me NATO-n.

“Kosova dhe NATO janë një. NATO mbetet jo vetëm një aleancë e forcës ushtarake, por një bashkësi e vlerave dhe parimeve. NATO është një punë e papërfunduar: Kosova duhet të jetë pjesë e saj. Kjo është aspirata e popullit tonë dhe e ardhmja e rajonit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat