Ramadani: Kosova është partner serioz i NATO-s

Aktuale

Ramadani: Kosova është partner serioz i NATO-s

Nga: Z.B Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:33
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova është partner serioz i NATO-s dhe që nga ta kanë marrë përvoja, shkollime e trajnime profesionale, përcjell “Bota sot”.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, anëtarësimi i Kosovës në NATO është qëllim shtetëror dhe që ka përkrahje unanime popullore.

“Ne kemi marrë përvoja, shkollime e trajnime profesionale nga NATO dhe shtetet anëtare. FSK-ja sot është e ndër-verpueshme plotësisht me NATO-n.

Postimi i plotë:

Ne kemi marrë përvoja, shkollime e trajnime profesionale nga NATO dhe shtetet anëtare. FSK-ja sot është e ndër-verpueshme plotësisht me NATO-n.

Kosova është partner serioz i NATO-s.

Anëtarësimi në NATO për ne është qëllim shtetëror dhe ka përkrahje unanime popullore.

Kemi bashkëpunim në baza ditore me NALT-in, që na ndihmon në zhvillimin e standardeve demokratike.

Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat